18 Nëntor, 2023

Pas ndarjes nga Ledri, Sara largohet me vajzën drejt Gjermanisë, kush është personi që po e shoqëron influenceren


Influencerja Sara Hoxha dhe këngëtari i njohur Ledri Vula prej kohësh janë shndërruar në çiftin më të komentuar të medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë një vajzë, Poem Blu.

Megjithëse dyshja kanë vendosur që të heshtin, ishte menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi që konfirmoi lajmet për “Prive” duke thënë që dyshja tashmë nuk janë në një lidhje me njëri-tjetrin.

Për tu larguar nga e gjithë kjo zhurmë, së bashku me vajzën Sara ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku jeton edhe familja e saj, ndërsa po kalon një kohë shumë të mirë në këtë shtet.

sara hoxha4

Megjithatë influencerja nuk i ka lënë pas dore as fansat e saj, me të cilët shpesh herë ndan foto.

Përmes postimeve që bën në rrjetet sociale fituesja e “DWTS” ka treguar se janë pikërisht shoqet e saj ato të cilat e shoqërojnë atë në evente, darkat dhe drekat, ku ndër to është edhe këngëtarja e njohur Dhurata Dora.

 

© Panoramaplus.al