Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë së bashku, PoemBlu.

Ndonëse lajmi për ndarjen e dyshes bëri bujë në median rozë, çifti kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe shkakun që i dhanë fund një lidhje kaq të gjatë.

Së fundmi nëna e artistit, Xheraldina Vula ka qenë e ftuar në emisionin “In & Out”, ku ka folur më shumë rreth jetë së saj personale dhe profesionale.
E teksa u pyet për ndarjen e djalit të saj me Sarën dhe për marrëdhënien që ajo ka tashmë me ish-nusen e saj, Xheraldina tha: “Unë i kam punët me krejt mirë”, duke treguar që pavarësisht se çifti nuk janë ndarë, ajo ka një raport të mirë me Sarën.
Kujtojmë që ndryshe nga Ledri, kohë më parë nëna e tij e mbështeti influenceren në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashuris”, ku ajo luajti rolin e motrës së Olta Gixharit.


