Moderatorja shumë e njohur për publikun Luana Vjollca së fundmi ka festuar ditëlindjen ku shihet që pjesë e festës ka qenë ish kunata e saj edhe pse u fol se romanca e dashurisë me Krenar Çoçaj mori fund.

Në një foto të postuar nga Abetare Çoçaj, vajzat shihen të buzëqeshura pranë njëra tjetrës bashkë me dy mikesha të tjera të tyre.

Mirëpo ky detaj ngre dyshimet që mund të ketë një rikthim të çiftit ose lidhja mes Luanës dhe motrës së Krenarit është aq e fortë saqë nuk mund të ndikojë as ndarja nga ish-partneri.
Kohët e fundit modertorja dukjet se i është rikthyer skenës, së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një nga klabet e Tiranës ku burime të sigurta për Panorama Plus thanë se atje ajo ka pohuar që kënga e fundit e lançuar prej saj është një dedikim.

Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.
Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Kështu, pasi mbylli një sezon të ngjeshur me emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana i’u bashkua motrës dhe kunatit, reperit Getoar Selimi, në pushimet e tyre luksoze.

© Panoramaplus.al

