Romanca e Andi Artanit dhe Gresa Hotit në “Big Brother VIP Kosova” ishte ndër më të komentuarat në median rozë.

Dyshja u dashuruan dhe u lidhën brenda kësaj shtëpie, ndërsa vetëm pak kohë pas daljes nga ky spektakël marrëdhënia e tyre u ftoh duke shkaktuar ndarjen.

Mirëpo mesa duket tashmë modelja kosovare ka lënë pas historinë me Andin dhe ka nisur jetën e saj duke rigjetur sërish dashurinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur “Je single?”
“Jo valla nuk jam”– u përgjigj Gresa duke treguar se tashmë ka rigjetur sërish dashurinë, ndërsa nuk zbuloi më shumë informacione për mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.




© Panoramaplus.al

