7 Gusht, 2018

Pas ndarjes nga Era Istrefi, zbulohet e dashura e re e Faton Shoshit


Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, menaxheri i njohur Faton Shoshi ka qenë në vëmendjen e mediave për shkak të jetës së tij private. Teksa ai shihet vazhdimisht nën shoqërinë e femrave të ndryshme, fansat e tij kanë aluduar se mund të jetë në një lidhje.

Pavarësisht këtyre, vetë Fatoshi nuk ka pranuar asgjë. Por tani është zbuluar se menaxheri prej kohësh është në një lidhje me një modele. Sipas ‘Lajme.net’  Fatoni është në një lidhje me modelen kosovare, e cila jeton në Milano, Gresa Hoti.

 

Lidhja e tyre ka nisur prej kohësh dhe madje së fundmi Fatoni ka bërë dhe një postim ku shfaqet pranë modeles seksi.

Madje mbrëmjen e djeshme Fatoni ka publikuar në “Instastory” një video të modeles, dhe më pas një foto ku shiheshin të dy së bashku.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al