Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia prej disa javësh janë komentuar në median rozë, për shkak të zërave se marrëdhënia e çiftit është në krizë dhe se së shpejti ata do të divorcohen.

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princeshës Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.

Nga ana tjetër munguan fotografitë dhe daljet e tyre së bashku në evente apo ceremoni të ndryshme, ndërsa edhe për festat e fundvitit dyshja i kanë uruar shqiptarët me anë të disa fotove ku shfaqen të ndarë secili me vajzën e tyre.

Së fundmi Princi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me të bijën duke i uruar të gjithë për festat e fundvitit.

Në fotot e publikuara duke qartë dashuria e madhe mes babë e bijë, ndërsa Princ Leka përmes këtyre imazheve ka treguar se e vogla e tij është njeriu më i rëndësishëm në jetën e tij.

Megjithëse lajmet për ndarjen e tyre tashmë janë në kryetitujt e medias rozë, çifti kanë vendosur që të heshtin duke mos zbuluar më shumë për marrëdhënien e tyre.





