Duket se Jessica Alba ka ecur përpara në jetën e saj personale, pas ndarjes nga Cass Warren, me të cilën ishte e martuar për gati 17 vjet. Aktorja 44-vjeçare u pa duke kaluar kohë cilësore me një burrë të panjohur në Regents Park, Londër, fundjavën e kaluar.

Lajmi u raportua nga “The Sun”, ndërsa në fotot e publikuara, Jessica Alba duket se është përpjekur të kalojë pa u vënë re. E veshur me një xhaketë të zezë dhe kapelë, ajo është fotogrfuar duke mbajtur ëmbëlsisht dorën e shoqëruesit të saj të panjohur.
Sipas një personi që i pa ata së bashku dhe foli për The Sun, të dy dukeshin se kishin një intimitet të madh mes tyre. “Ata po përqafoheshin dhe po mbanin duart ndërsa ecnin nëpër park,” tha ai, teksa shtoi: “Ata morën me qira shazllone, u ulën atje dhe filluan të putheshin. Ata dukeshin sikur ishin në fillim të një lidhjeje të re.”
© Panoramaplus.al

