5 Nëntor, 2020

Pas ndarjes nga bosi drogës, Trejsi Sejdini në hall për të gjetur partner: 7 miliardë njerëz dhe unë akoma single


Pas ndarjes nga i dashuri bos droge, duket se gangsterja e Elbasanit, Trejsi Sejdini nuk ka arritur të gjejë një partner tjetër.

Ish-missi rrëfeu hallin e saj në një postim në Instagram, ku shprehet se mes gjithë këtyre meshkujve që ka në botë ajo akoma është vetëm.

“7 miliardë njerëz në botë dhe unë jam single ?,”- shkroi modelja në një postim në Instagram, që e shoqëroi me një emoji duke qeshur me lot.

Jeta personale e Trejsi Sejdinit ka qenë gjithmonë e komentuar për shkak të sherreve që ish-missi bënte.

Por zbulimi i lidhjes së saj me Leonard Dukës, i cili është në kërkim nga policia për vrasjen e ish-efektivin Santiago Malko, e vuri në fokus të mediave.

Modelja u largua nga Shqipëria për disa kohë për të lënë pas jetën problematike në Shqipëri.

Pas disa sfilatave në New York, përfshirë atë në Javën e Modës ku hapi shfaqjen e Raul Penaranda duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ajo u rikthye sërish në atdhe.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al