10 Qershor, 2024

Pas ndarjes nga Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj shoqërohet nga ky person në koncerte (Video)


Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj mbrëmjen e djeshme ka performuar në një një lokalet e Divjakës.

E teksa tashmë është ndarë nga aktori Bes Kallaku, këtë herë Xhensila u shoqërua nga një i ftuar special.

Bëhet fjalë për vajzën e saj, Ajka, e cila gjatë koncertit është shfaqur krah nënës së saj.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit Xhensila e merr në krahë Ajkën dhe ecën mes turmës së fansave, teksa e vogla dukej mjaft e lumtur krahas nënës së saj.

Kujtojmë që shpesh herë Ajka e shoqëron nënën e saj në koncertet që ajo bën.

Disa muaj më parë Xhensila dhe Besi i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila çifti kanë dy fëmijë, Ajkën dhe djalin Amen.

© Panoramaplus.al