9 Shtator, 2023

Pas ndarjes nga Bad Bunny, Kendall Jenner në një lidhje me futbollistin e njohur? Dyshja shtojnë dyshimet me veprimin e fundit


Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se pas ndarjes nga Bad Bunny, Kendall Jenner ka nisur një lidhje me futbollistin Kylian Mbappe.

Ndonëse asnjëri nga dyshja nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet, veprimi i fundit i yllit televiziv i ka shtuar akoma më shumë dyshimet për një romancë dashurie mes tyre.

Të gjitha motra Kardashian përveç Kourtneyt e cila është në pritje të ëmbël morën pjesë në koncertin e fundit të Beyonces, ndërsa me përjashtim të Jenner ato shoqëroheshin nga dikush.

Khloe dhe Kim sollën fëmijët e tyre, Kris Jenner ishte e shoqëruar nga i dashuri, ndërsa Kendall ishte vetëm.

Ky veprim ka ndezur thashethemet në lidhje me supermodelen dhe futbollistin e njohur.

Kujtojmë që lajmet për romancën e tyre filluan të qarkullojnë pas takimit të tyre në mars, kur Kendall bëri një foto me të dhe nipin e tij, Saint, në Paris.

1

2

3

4

5

7

© Panoramaplus.al