Brad Pitt duket se e ka lënë pas të shkuarën pas finalizimit të divorcit nga Angelina Jolie.

“Brad është shumë i lumtur që divorci tani është një gjë e së kaluarës ”, tha një burim për PEOPLE. “Gjërat janë më të qeta për familjen ”, shtoi ai.

“Pitt e ka gjetur lumturinë e tij tek stilistja e bizhuterive Ines de Ramon , me të cilën ka qenë në një lidhje që nga fundi i vitit 2022. Ai është i lumtur”, konfirmoi burimi, duke shtuar se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë. Në të njëjtën kohë, aktori ka në fokus karrierën e tij, teksa përgatitet për daljen në treg të filmit “F1” që do të ketë premierën më 27 qershor.
Angelina Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt më 19 shtator 2016, pas dy vitesh martesë. Menjëherë pas finalizimit të divorcit, avokati i saj, James Simon, i tha PEOPLE se Jolie ishte “e lodhur”, por “e lehtësuar” që procesi kishte përfunduar.
“Më shumë se tetë vjet më parë, Angelina bëri kërkesë për divorc nga z. Pete.”
“Ajo dhe fëmijët lanë të gjitha pronat që ndanë me të dhe që atëherë ajo është fokusuar në gjetjen e paqes për familjen e tyre”, kishte thënë Simon.
“Kjo është vetëm një pjesë e një procesi të gjatë që filloi tetë vjet më parë. Sinqerisht, Angelina është e rraskapitur, por e lehtësuar që kjo fazë ka mbaruar”, tha ai.
Edhe pse divorci i tyre tashmë është zyrtar, dy aktorët mbeten në një mosmarrëveshje të ashpër për verën franceze Chateau Miraval, të cilën ata e kishin blerë së bashku. Pitt kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Jolie në vitin 2022, kur ajo shiti aksionet e saj në kompaninë Tenute del Mondo. Jolie kishte pohuar se ajo fillimisht donte t’i shiste pjesën e saj Pitt, por ai i kërkoi asaj të nënshkruante një marrëveshje të detyrueshme moszbulimi (NDA), e cila do ta ndalonte atë të fliste për abuzimin që ajo pretendon se pësoi gjatë marrëdhënies së tyre.
© Panoramaplus.al
