1 Shkurt, 2018

Pas ndarjes me Luiz Ejllin, histori e re dashurie për vajzën e Jozefina Topallit (FOTO)


Mjaft e afërt dhe me gjeste romantike me një djalë misterioz është fotografuar vajza e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Pasi i fol për lidhjen dhe ndarjen me këngëtarin Luiz Ejlli, Megi është fotografuar më e afërt se kurrë me një djalë identiteti i të cilit nuk dihet, në një nga lokalet më të njohura në Tiranë.

Shikime të vëmendshme ndaj njëri-tjetrit si dhe gjesti i ëmbël së kapjes së duarve gjatë gjithë kohës të bëjnë të mendosh se Megi e ka  hedhur kështu pas krahëve historinë që ka patur me këngëtarin e njohur shkodran. Një histori e re dashurie po lind?

Megi është vajza e ish-kryetares së Kuvendit Topalli dhe prej vitesh ka jetuar në Francë ku ka kryer studimet për ekonomi. Gjithashtu Megi është komentuar për lidhjen e saj disa vjeçare me këngëtarin Luiz Ejlli, lidhje nga e cila  në vitin që lamë pas të dy kanë pranuar se ka përfunduar duke mos dhënë shpjegime për arsyen e ndarjes./Gazeta Express/

© Panoramaplus.al