Modelja me origjinë ruse, Irina Shayk, nuk ka komentuar asnjëherë për jetën e saj private as para dhe pas ndarjes me aktorin e famshëm, Bradly Cooper.

Por në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, Irina ka rrëfyer për jetën e saj si nënë, privatësinë dhe martesën. Ajo është shprehur se ka mbetur e habitur me faktin se njerëzit janë të fiksuar me jetën e saj private, por sërish i justifikon ata.
“Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”, shprehet modelja seksi.

Ndërsa lidhur me martesën, Irina Shayk ka treguar se ende beson në të, pavarësisht se u nda nga Bradley ende pa lidhur kurorë me të:
“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”, ka shtuar modelja.
Gjatë kësaj interviste, Irina ka rrëfyer se qëndron e mendimit se asnjë femër nuk duhet të humbasë identitetin e saj vetëm sepse bëhet nënë.
“Më thuaj një arsye, vetëm një që meqenëse je nënë, tani duhet të veshësh funde më të gjatë. Jo, unë nuk besoj në këtë gjë”, ka përfunduar modelja.



