21 Qershor, 2025

Pas ndarjes, Machine Gun Kelly vlerëson publikisht Megan Fox: Është një nënë e shkëlqyer


Machine Gun Kelly ka vlerësuar publikisht ish-partneren e tij dhe nënën e vajzës së tyre, Megan Fox, duke e cilësuar atë si “një nënë të shkëlqyer”.

Në një intervistë për emisionin Today, këngëtari 35-vjeçar foli me emocion për ardhjen në jetë të vajzës së tyre dhe për zgjedhjen e veçantë të emrit: Saga Blade.

“Megan është një nënë e shkëlqyer, ajo po shkon jashtëzakonisht mirë dhe jam shumë i emocionuar,” u shpreh Kelly më 20 qershor.

Ai shpjegoi se emri Saga ka origjinë norvegjeze dhe do të thotë “histori” apo “rrëfim”. “Saga është gjithashtu perëndesha nordike e tregimeve dhe unë mendoj se ajo ka një të ardhme plot histori,” shtoi ai, duke iu referuar edhe rrugëtimit të vështirë të çiftit, përfshirë një abort të kaluar së bashku.

Një burim pranë ish-çiftit ka thënë për revistën People se emri Saga u zgjodh me shumë kuptim: “Është një kapitull i ri, plot shpresë dhe domethënie.”

I njëjti burim konfirmon se, ndonëse Fox dhe Kelly jetojnë veçmas, ata kalojnë shumë kohë së bashku në shtëpinë e Megan. “Kelly po përpiqet të jetë babai më i mirë i mundshëm,” tha burimi, duke e përshkruar vajzën e tyre si një “fëmijë të adhurueshëm”.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u fejuan në janar të vitit 2022, por u ndanë në fund të të njëjtit vit, pak pasi aktorja njoftoi shtatzëninë. Megan është tashmë nënë e tre djemve, Noah (12), Bodhi (11) dhe Journey (8), me ish-bashkëshortin Brian Austin Green. Machine Gun Kelly ka gjithashtu një vajzë tjetër, Casey (15), nga lidhja me ish-partneren Emma Cannon.

 

© Panoramaplus.al