Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është martuar me partnerin e saj Clarke Gayford në një ceremoni të vogël private në North Island.

Çifti kishte ndërmend celebronin dashurinë e tyre në martesë në vitin 2022, por e anuluan për shkak të kufizimeve të rrepta anti-Covid që qeveria e Ardern vendosi në vend.
Ish-kryeministrja mbajti një fjalim 5 minuta për dhjetëra të ftuar në nisje të ceremonisë. Çifti janë bashkë prej një dekade dhe kanë së bashku një vajzë 5-vjeçare, Neve.

Dasma u zhvillua në gjirin Hawke në Veraria Craggy Range në bregun lindor të ishullit të Veriut, rreth 310 km në veri të kryeqytetit Wellington.
Ardern kishte veshur një fustan prej fildishi nga stilistja Juliette Hogan, e cila thuhet se është një mike e ngushtë e ish-kryeministres, dhe një vello të gjatë.
Raportohet se vajza e tyre, Neve hyri në ceremoni me të atin dhe veshi një fustan prej pëlhure nga fustani i nusërisë së gjyshes së saj Laurell Ardern.

43 vjeçarja Ardern shërbeu si kryeministre e Zelandës së Re për më shumë se pesë vjet dhe njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga posti publik janarin e kaluar.
Që prej dorëheqjes, ajo ka marrë tre bursa në Universitetin e Harvardit.

