Shpat Kasapi dhe Selvije Jao arritën të fitonin zemrat e shumë njerëzve kur u shfaqën për herë të parë në publik bashkë si çift.

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Selvija zbuloi se bashkë me këngëtarin kanë agjëruar gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Ky ishte viti i parë që artistja e make up-it e kalonte këtë muaj larg shtëpisë së saj, si dhe hera e parë që e agjëronte bashkë me Shpatin.

Ajo tha se ka qenë një eksperiencë e bukur, pavarësisht se ka ndikuar në shtimin e disa kilogramëve më shumë.

Kur u pyet se cila ishte lutja kryesore që ka bërë gjatë këtij muaji, Selvija u përgjigj:
“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që më duan. Dëshiroj që t’ju japë Zoti 100-fish më shumë. Por lutjen që të kemi një fëmijë e kam lutjen primare, nëse do Zoti”,- tha bashkëshortja e Shpatit.

Selvija pranoi gjithashtu se ishte ajo që gatuante, shtronte tavolinën dhe lante enët në fund, prandaj ka “pasur më shumë lodhje” se sa këngëtari gjatë këtij muaji.

Ndërsa kur u pyet për dhuratën që i bëri partnerit para pak ditësh me rastin e ditëlindjes, Selvija nuk e zbuloi, duke thënë se dashuria dhe përkushtimi ishin gjërat më të vyera dhe të rëndësishme që mund t’i ofronte Shpatit.


