Megan Fox duket se është në humor shumë të mirë, gati dy javë pas lindjes së vajzës së saj me Mashable Gun Kelly.

Sipas një burimi, aktorja ndihet e rigjallëruar pas lindjes, deri në atë pikë sa thuhet se po rishikon marrëdhënien e saj me reperin.
“Meghan i është dorëzuar sërish mëmësisë”, tha një burim për Us Weekly teksa shtoi: “Ajo e donte kohën kur fëmijët e saj ishin të vegjël dhe i mungonte vërtet ajo fazë”.
Aktorja 38-vjeçare u bë nënë për herë të parë në vitin 2012, kur solli në jetë djalin Noah me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green.
Një tjetër person nga ambienti i saj shtoi se shoqet e saj nuk e kanë parë kaq të lumtur prej vitesh dhe theksoi se ajo “po shkëlqen”.
Sipas të njëjtit person ndryshimi në sjelljen e Machine Gun Kelly është gjithashtu i dukshëm.
“Meghan ka vënë re se energjia e tij është ndryshe, vështrimi i tij është ndryshe, aura e tij ka ndryshuar,” tha i njëjti burim: “Ajo ndihet sikur ky foshnjë ishte pikërisht ajo që i duhej dhe shpreson se do të zgjasë.”
© Panoramaplus.al

