Aktorja e njohur Megan Fox ka folur së fundmi rreth shtatzënisë së saj të katërt të cilën e quan një surprizë të këndshme të paplanifikuar.

Megan, e cila solli në jetë vajzën e saj të katërt me ish të fejuarin e saj, Machine Gun Kelly, më 27 mars, në një foto që ka postuar në rrjetet sociale ka shkruar se:
“38 vjeç, gjashtë muajshe shtatzënë, e paplanifikuar por një surprizë e këndshme. Ndaloni së dëgjuari rrëfimin patriarkal. Gratë janë qenie përjetësisht të shkëlqyera. Ne nuk kemi një datë skadimi. Mos i lejo të të vjedhin pushtetin,” u shpreh ajo.

Para lindjes së vajzës aktorja kishte edhe tre djem të tjerë, Noah 12-vjeç, Bondi 11-vjeç dhe Journey 8-vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green.
Vajza e Fox dhe reperit është fëmija i tyre i parë së bashku, dhe lajmin për lindjen e saj e bëri të ditur vetë Machine Gun Kelly përmes Instagramit të tij.
“Më në fund erdhi!! “Fara jonë e vogël qiellore “, shkroi ai në mbishkrimin e një videoje bardhë e zi, ku shihet dora e fëmijës së tij.
Fox dhe reperi u fejuan në janar të vitit 2022, por u ndanë në fund të nëntorit, menjëherë pasi njoftuan shtatzëninë. Pavarësisht lindjes së vajzës së tyre, një burim pranë tyre i tha revistës People se çifti nuk i dha një shans të dytë marrëdhënies së tyre. Edhe pse Machine Gun Kelly qëndron herë pas here në shtëpinë e aktores, këtë e bën vetëm për të kaluar kohë me vajzën e tyre.
“Marrëdhënia e tyre ka qenë e kufizuar në kujdestarinë e përbashkët të fëmijës. Masin Gunn Kelly qëndron herë pas here në shtëpinë e Meghan, por vetëm për të parë vajzën e tij ”, theksoi burimi.
Sipas një raporti nga “Us Weekly” marsin e kaluar, u vu re se aktorja po mendon t’i japë babait të fëmijës së saj një shans të dytë .
“Ajo mendon se ky fëmijë ishte pikërisht ajo që i nevojitej dhe shpreson se do të zgjasë. Ai kujdeset për të dyja. E gjithë kjo e ndryshon disi mendimin e saj për të dhe nëse ka një perspektivë për një të ardhme së bashku,” u shpreh burimi.
© Panoramaplus.al
