8 Tetor, 2024

Pas lindjes së djalit, Hailey Bieber poston fotot e ëmbla nga periudha e shtatëzanisë


Modelja Hailey Bieber, e cila sapo është bërë nënë ka postuar foto nga periudha e shtatzënisë në profilin e saj “Instagram.” 27-vjeçarja dhe partneri i saj Justin Bieber mirëpritën djalin e tyre më 24 gusht, të cilin e pagëzuan me emrin Jack Blues.

Hailey ka ndarë me ndjekësit  disa foto të shkrepura gjatë periudhës së saj të shtatëzanisë pasi nuk kishte postuar asgjë që nga lindja e Jack Blues.

Në foto Bieber pozon me barkun e rrumbullakosur në peizazhe të ndryshme natyrore.

Kujtojmë barkun e rrumbullakosur sot ”, ka shkruar ajo në mbishkrimin përbri postimeve.

 

© Panoramaplus.al