28 Shtator, 2023

Pas Libanit dhe Kuvajti edhe Rusia ndalon filmin “Barbie”, zbulohet arsyeja


Pasi luftës Rusi-Ukrainë, studiot e Hollywood-it ndaluan publikimin e filmave në Rusi, por kopjet e paautorizuara po i shmangen bojkotit dhe janë dubluar në rusisht, sipas raporteve.

Për të shmangur çështjet e licencimit, disa kinema në Rusi kanë shitur bileta për filma të shkurtër të prodhuar nga Rusia ndërsa shfaqin filmin artistik Barbie të Warner Bros si pamje paraprake, raporton BBC .

Ministria ruse e kulturës muajin e kaluar arriti në përfundimin se filmi Barbie nuk përputhet me “qëllimet dhe synimet e përcaktuara nga presidenti ynë për ruajtjen dhe forcimin e vlerave morale dhe shpirtërore tradicionale ruse”, ndërsa së fundmi është ndaluar transmetimi i tij në këtë shtet.

Kujtojmë që Rusia nuk është i pari shtet që ndaloi publikimin e këtij filmi, pasi disa javë pas lançimit të “Barbie” Kuvajti dhe Libani ndaluan me ligj këtë film sepse sipas tyre ai promovon homoseksualitetin dhe kjo gjë nuk lejohet në traditat dhe kulturën e tyre.

© Panoramaplus.al