Ish-konkurentja e “BB Italia”, Heidi Baci disa ditë më parë la në mes garën për të fituar çmimin e madh pas takimit me të atin.
Në mes të natës pa përshëndetur askënd, ish-banorja e la shtëpinë, pasi babai i saj e kritikoi atë për afermitetin e tepërt që ajo kishte krijuar me një ndër konkurentët, Massimiliano i cili sipas tij ishte në një moshë më të madhe se vetë ai.

Gjatë bisedës ky i fundit i tha të bijës se gjendja shëndetësore e të ëmës ishte përkeqësuar dhe ajo s’e shihte më të bijën.
Mirëpo së fundmi Heidi iu ka dërguar një letër konkurentëve të “BB Italia”, ku iu ka kërkuar falje të gjithëve për ikjen e saj në mënyrë të papritur, ndërsa nuk e ka përmendur fare Massimilianon.
“Pas daljes time të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.
Nuk mund të futem në detaje dhe t’ju jap më tepër informacion në këtë moment. Situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që s’munda t’ju them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua.”– shkruhej në letrën e ish-banores.
© Panoramaplus.al
