18 Dhjetor, 2023

Pas largimit me dëshirë nga “BBV”, Blero zbulon “sekretin” dhe tregon banorin që do eleminohet nga shtëpia pas 10 ditësh


Këngëtari i njohur shqiptar, Bero së fundmi u largua me dëshirë nga “Big Brother Vip Kosova”, për shkak të tensionit brenda shtëpisë dhe gjendjes jo të mirë mendore duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

news image

Një ditë më pas ai udhëtoi jashtë vendit për të takuar të dashurën e tij misterioze, për të cilën shpesh herë është shprehur që i mungon.

Image

Së fundmi ai ka komentuar banorët e “BBV” gjatë një Live në TikTik me Vesa Vllasaliu dhe Meti Alshiqin, teksa tha se Albën nuk e sheh në finale, ndërsa Ganiu do të eliminohet për 10 ditë.

“Me shku Alba në finale është sikur të thuash, Skëndërbeu ka përdorur laptop. Unë mendoj që në finale është Blerando, Edona. Të tjerët nuk i shoh asnjë. Ganiu do të dalë maksimum për dhjetë ditë. Finalja do të dominohet prej Blerandos. Potencialisht Blerando dhe Edona, të tjerët i shoh ofendues”, tha ai.

 

© Panoramaplus.al