10 Nëntor, 2023

Pas lajmit se do të bëhen prindër të një vajze, Luizi dhe Kiara në “betejën” për kurorën e Instagramit, por kush e fitoi atë këtë javë?


Sfida për të fituar sa më shumë fansa është shumë e madhe për ish-banorët e “Big Brother Vip” edhe pas mbarimit të këtij reality show.

Më poshtë do të shikoni renditjen javore të ish-konurentëve për këtë javë.

10. Këngëtarja e njohur Nita Latifi renditet në vendin e dhjetë për këtë javë, pasi ka humbur plot 2 mijë ndjekës në Instagram duke shkuar kështu në 139K.

9. Dita-ditës ish-banorja e “BBV” Efi Dhedhes po humb ndjekës në Instagram, ndërsa për këtë javë renditet në vendin e nëntë me 1 mijë fansa më pak.

8. Ajo ishte padyshim një ndër konurentet më të komentuara në “BBV”. Bëhet fjalë për Jori Dellin e cila këtë javë renditet në vendin pasi ka humbur 1 mijë 7. ndjekës duke shkuar kështu në 529K.

7. Në vendin e shtatë renditet Dea Mishel e cila ka humbur rreth 1 mijë ndjekës në Instagram.

6. Në vendin e gjashtë këtë javë renditet ish-konkurenti i “Dancing ëith the Stars” Ronaldo Sharka pasi ka humbur 1 mijë ndjekës.

5. Olta Gixhari nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale duke bërë që të humbasë 1 mijë ndjekës në Instagram. Aktorja renditet në vendin e pestë për këtë javë.

4. Armaldo Kllogjeri renditet në vend të katërt për këtë javë. Këtë herë ai nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 121 mijë.

3. Ndonëse nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale Keisi Medini vazhdon që të renditet në vendin e tretë pasi nuk ka humbur apo fituar asnjë ndjekës. Aktualisht ajo ka

2. Pas daljes nga “BBV” Luiz Ejlli po korr suksese të një pas njëshme sin ë fushën muzikore ashtu edhe në aktrim, pasi ai së bashku me Olta Gixharin është protagonist kryesorë i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Këngëtari vazhdon që të ketë 614 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

1. Vendin e parë për këtë javë e zë moderatorja Kiara Tito, duke shtuar plot 1 mijë ndjekës në Instagra. Kohët e fundit është përfolur se ajo është shtatzënë dhe së shpejti Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajzë. Megjithëse lajmi i ëmbël akoma nuk është konfirmuar akoma nga çifti.

© Panoramaplus.al