Në media prej ditësh po flitet lajmi se çifti Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë duke kaluar një situatë aspak të mirë në martesën e tyre, fiks shtatë muaj pasi u bënë prindër të djalit të tyre, Tianit dhe se këngëtarja është larguar nga Prishtina drejt Shkupit.

Por një fotografi e postuar nga Tuna disa orë më parë ku tregon pranë krahut të saj Tianin duke fjetur gjumë dhe e uron për 7 mujorin që kur ka ardhur në jetë, na ka konfuzuar sërish. Arsyeja? Menjëherë pas Tunës të njëjtën fotografi, me të njëjtin mbishkrim sipër e ka postuar edhe Patrisi në Instastories.

© Panoramaplus.al

