23 Janar, 2021

Pas lajmeve për ndarjen nga Patris Berisha, Tuna Sejdi bëhet e “gjallë” në rrjete sociale


Pas lajmeve se është ndarë, Tuna Sejdi ka preferuar që të mos jetë aktive gjatë këtyre muajve në rrjete sociale, pasi hera e fundit që kishte postuar ishte në nëntor të vitit 2020.

tuna sejdi (3)

Mirëpo, dje këngëtarja u rikthye në Instagram, ku me anë të fotove e videove që publikoi tregoi se është në Mavrov, ku po shijon pushimet dhe borën.

tuna sejdi (4)

Sejdi nuk e tregoi se kush po e shoqëron gjatë këtyre ditëve përveç djalit të saj dhe duket se ka vendosur të mos reagojë për lajmet e ndarjes.

tuna sejdi (1)

Vitin e kaluar ajo i ndryshoi mbiemrin djalit të saj Tianit në rrjetet sociale, duke i hequr atë të bashkëshortit dhe vendosur të vetin, si dhe hoqi nga lista e personave që ai ndjek, Patris Berishën.

tuna sejdi (6)

Gjithashtu, gjatë një interviste në “Soiree”, Patrisi u shpreh se marrëdhënia e tyre është e komplikuar, duke shtuar se nuk janë as bashkë e as të ndarë.

tuna sejdiu patris berisha (6)

© Panoramaplus.al