8 Janar, 2021

Pas lajmeve për ndarjen, Kim Kardashian fotografohet për herë të parë në publik dhe ky detaj po i çmend fansat


Kim Kardashian është fotografuar në Los Anxhelos me unazën e martesës në dorë, një ditë pas lajmeve se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë nisur procedurat e divorcit.

kim kardashian (4)

Ky veprim nga ana e saj, po interpretohet si një mundësi që ajo mund t’i japë Kanye për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Kjo foto vjen pas shumë të tjerash kur ajo shfaqej pa unazë në daljet publike, raporton “Daily Mail”.

kim kardashian (3)

Unaza duket se mungon në një foto të postuar prej saj në Instagram më 22 dhjetor nga udhëtimi familjar në Tahoe, dhe gjithashtu mungon edhe në një selfie të shkrepur më 5 janar.

kim kardashian (9)

Mediat e huaja raportojnë se ata nuk kanë kaluar kohë së bashku si një çift dhe çdo takim e kanë bërë për hir të fëmijëve.

kim kardashian (2)

Mbrëmjen e djeshme një teori shumë ë pabesueshme ndezi rrjetin. Sipas kësaj teorie, reperi ka tradhëtuar Kim me make up artistin e famshëm, Jeffree Star.

kim kardashian (1)

Sipas këtyre lajmeve, reperi është shpërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (9)

Daniel “Keemstar” Keem kërkoi një prononcim nga Star në lidhje me këtë teori dhe mori si përgjigje: “Hahaha. Unë jam duke kaluar bukur në Wyoming, ejani vizitojeni ndonjëherë!”.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (12)

Lajmet u përgënjeshtruan menjëherë ditën e sotme nga mediat pranë Kim dhe Kanye, teksa nuk ka ende një reagim nga ata rreth divorcit.

kim kardashian (5) kim kardashian (7)

© Panoramaplus.al