5 Qershor, 2018

Pas kritikave të ndryshme për koncertin në Tiranë, reagon nëna e Rita Orës


Më datë 3 qershor në sheshin “Skënderbej” u mblodhën mijëra qytetarë shqiptarë për të ndjekur nga afër koncertin e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Kjo e fundit i surprizoi të gjithë teksa u shfaqe me flokë të kuqe, ndryshe nga sa jemi mësuar që në fillim të karrierës së saj si bionde.

Pas përfundimit të koncertit ka reaguar nëna e këngëtares shqiptare, Vera Ora. Ajo ka publikuar një fotografi të sheshit “Skënderbej” të kapur nga lart, ku bashkëngjitur me të shkruan: ““Kjo është një foto e botës (qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Rita Orës) dhe si duhet të jetë gjithmonë, e mbështjellë në zemër. Të lumtë Rita Ora për një natë të mrekullueshme. Nënë krenare”.

Ndërkohë kujtojmë se Rita mori përkrahje të madhe nga publiku shqiptar, por pati gjithashtu edhe nga ata që e kritikuan. Një ndër to është Olti Curri i cili e quajti k*rvë estetikisht për shijet e tij, dhe këngëtarja Gjyste Vula e cila e akuzoi për vjedhje.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al