21 Janar, 2021

Pas kritikave për nisjen e romancës me Harry Styles teksa ishte ende me ish-partnerin, Olivia Wilde merr vendimin e rëndësishëm


Olivia Wilde është përballur me një lum kritikash pasi lidhja e saj me Harry Styles u bë publike. Mirëpo për këtë arsye ajo ka marrë një vendim drastik për të mos lejuar asnjë lloj fjale të pahijshme në adresën e saj në Instagram.

olivia wilde, harry styles (6)

Sipas “BuzzFeed News”, aktorja ka limituar komentet në postimet e saj nisur nga kritikat e panumërta për lidhjen e re. Pavarësisht se as ajo dhe as Harry nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre, ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

olivia wilde, harry styles (4)

Si fillim ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit Jeff Azoof dhe aty nisën aludimet e para për një marrëdhënie. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re.

Olivia Wilde
Olivia Wilde

Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmi “Don’t worry, darling”.

olivia wilde, harry styles (8)

Tabloidët britanikë ndërkohë kanë mësuar se këngëtari i “Watermelon Sugar” dhe Olivia kanë filluar një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende në një lidhje me ish-partnerin e saj, Jason Sudeikis.

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (1)

Gjithashtu, një burim tjetër ka pohuar për “US Weekly” faktin se ish-bashkëshorti i Olivia-s ende shpreson që të rikthehen bashkë.

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (5)

© Panoramaplus.al