24 Maj, 2018

Pas konfliktit me Leonard Bombajn, gjykata jep dënimin për Stresin


Ka kaluar një vit që kur reperi Stresi në një aktivitet të mbajtur në Tiranë i hodhi një kovë me ujë të nxehtë regjisorit Leonard Bombaj duke e quajtur “pedofil”.

Pas kësaj ngjarjeje, Bombaj ka bërë një kallëzim në prokurori kundër Stresit.

E teksa dukej se ngjarja ishte harruar, ditën e sotme gjykata ka dënuar Stresin me 70 mijë lek gjobë për akuzat e fyerjes dhe shpifjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se reperi i njohur ka 6 muaj kohë për të shlyer gjobën e vendosur.

Ndërkohë kujtojmë se konflikti mes tyre ka filluar vite më parë, kur Stresi akuzonte Bombajn se kishte përdhunuar aktoren Ajsi Xhaxhaj, e cila ka qenë pjesë e “Kripmjaltëzave”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al