Aktori i humorit Besart Kallaku ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj, në një familje të varfër në Kashar me nismën “Fundjavë Ndryshe”.

Në fakt të gjithë e dinë se Besi bën vazhdimisht bamirësi dhe ky nuk ishte rasti i parë. Pavarësisht kësaj, siç kuptuam nga statusi i këngëtares, disa komentues ishin shprehur që çifti ka dashur “të duket” me këto foto.
Gjithsesi komentuesit do të flasin gjithmonë. Ndërkohë Besi ka postuar grupin e fotove nga dita e djeshme dhe sot ka dhënë një mesazh të ri për bamirësinë, që nuk është për t’u dukur, por për të dhuruar…
© Panoramaplus.al
