23 Nëntor, 2023

Pas komenteve fyese për shtimin e peshës, Lana Del Rey pozon për revistën e famshme


Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, pas komenteve fyese që mori për shkak të peshës së saj, ka pozuar me krenari për numrin e ri të revistës Harper’s Bazaar.

Ajo ka pozuar e veshur me një bluzë dhe geta, ndërsa dukjen e kompletoi me grim që ia vinte në pah sytë dhe një model flokësh me balluke.

Këngëtarja nuk u kushton vëmendje komenteve negative, ndërsa në një intervistë të mëparshme ajo  ka konfirmuar lajmin se nuk është në një lidhje pas ndarjes nga ish i fejuari, muzikanti Evan Winiker.

 

© Panoramaplus.al