Para tre vitesh Volodymyr Zelenskyy luante rolin e një presidenti në filmin “Servant of the People” që në shqip përkthehet “Shërbëtori i Popullit”, por sot ai është presidenti i Ukrainës dhe po përballet me fuqinë e frikshme ushtarake të Rusisë. Zelenskyy po udhëheq vendin e tij gjatë një pushtimi që kërcënon të kthehet në konfliktin më të keq në historinë e Europës pas “Luftës së Dytë Botërore”.

Si produkt i industrisë së argëtimit, ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Ai po konsiderohet një hero nga njerëzit në mbarë botën pasi ata janë të magjepsur nga fakti sesi një aktor komedie ka marrë fronin e një vendi dhe tani po e mbron me një guxim të madh nga lufta.
Vëmendje të madhe mori seriali që e “bëri” president, madje njerëzit u shprehën të gatshëm edhe për të paguar që ta shihnin atë.

Kështu, “Netflix” u ka ofruar shikuesve atë që kanë kërkuar duke njoftuar se filmi “Servant of the People”, do të publikohet së shpejti. Përmes një statusi në rrjetet sociale “Netflix” njofton se:
“Ju e kërkuat dhe seriali u rikthye!
“Servant of the People” është sërish i disponueshëm në Netflix në SHBA. Seriali komedi satirik i vitit 2015 ka protagonist Volodymyr Zelenskyy në rolin rolin e një mësuesi që befasisht bëhet President pasi një video ku ai ankohej për korrupsion u bë papritmas virale.”-shkruhet në njoftimin e “Netflix”.
© Panoramaplus.alYou asked and it’s back!
Servant of the People is once again available on Netflix in The US. The 2015 satirical comedy series stars Volodymyr Zelenskyy playing a teacher who unexpectedly becomes President after a video of him complaining about corruption suddenly goes viral. pic.twitter.com/Pp9f48jutF
— Netflix (@netflix) March 16, 2022

