Reperi i njohur nga Kosova, Ledri Vula rreth një muaj më parë prezantoi projektin e fundit në bashkëpunim me këngëtarin Buta. “Merri Merri” rezultoi një sukses i vërtetë, kjo këngë në më pak se 1 muaj ka marrë më shumë se 5 milion klikime në kanali “Youtube”.

Por Ledri do të na surprizoj me projektin e ri muzikorë, që do të vij në bashkëpunim me një këngëtarë të njohur nga Kosova, Lyrical Son. Kënga do të titullohet “Princess Diana”. Një gjë të tillë e ka bërë publike me anë të një postimi në “Instagram”, ku Ledri ka shkëputur një fragment të klipit të ri.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
