22 Janar, 2020

Pas kancerit në gji, nëna e Taylor Swift diagnostikohet me kancer në tru, këngëtarja: Është forca ime, nuk e di çfarë …


Taylor Swift ka ndarë një lajm të dhimbshëm mbi betejën e nënës së saj me kancerin. Këngëtarja zbuloi për Variety se nëna e saj është diagnostikuar me tumor në tru.

“Simptomat që kanë njerëzit me kancer në tru nuk janë asgjë krahasuar me atë që kemi kaluar me kancerin e saj të parë,”- tha Swift. “Ka qenë një kohë vërtetë e vështirë për ne si familje.”

Prindërit e Taylor, kanë qenë të diagnostikuar më parë të dy me kancer, por tani iu është rikthyer vetëm nënës.

Andrea Swift fillimisht u diagnostikua me kancer në gji dhe tani me kancer tru.

“Të dy prindërit e mi kanë pasur kancer dhe nëna tani është sërish në betejë,”- tha ajo. “Kanceri që ka ajo është më të vërtetë një problem.”

Në dhjetor këngëtarja njoftoi se do ketë pak data të turneut të saj “Lover” gjatë një interviste me Billboard.

“Është një vit ku duhet të jem aty për familjen time,”- u shpreh Taylor.

Ylli i muzikës përsëriti nevojën për të qenë atje për nënën e saj, Andrea Swift.

“Dua të them, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne nuk e dimë se çfarë trajtimi do të zgjedhim,”- tha ajo.

Ndërsa foli gjithashtu për marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën e saj.

“Të gjithë e duan nënën e tyre, ajo është shumë e rëndësishme,”– u shpreh këngëtarja. “Por për mua, ajo është me të vërtetë forca ime. Pothuajse pas çdo vendim që unë marr, flas së pari me të.”

 

© Panoramaplus.al