13 Maj, 2019

Pas kafesë dhe duhanit me Paulin Sterkajn, deputetet e reja shfaqen të gëzuara (FOTO)


Ndërkohë që mandatet e lëna nga grupet parlamentare të PD-së dhe LSI po merren nga kandidatë të listës, nëse prisni që këta të fundit të bëjnë opozitë, mos prisni kot.

Tashmë, ata po nxitojnë të krijojnë miqësi me deputetë të maxhorancës, si në këtë rast kur këto dy deputete të reja janë ulur për kafe dhe duhan me deputetin socialist Paulin Sterkaj.

Pas kafesë, dy deputetet rikthehen në Parlament të qeshura. Me siguri, biseda me Sterkajn ka qenë e dobishme për to.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al