12 Dhjetor, 2020

Pas infektimit me Covid-19, Genc Prelvukaj përfundon në spital! Eni Koçi publikon videon ku…


Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj zbuloi se ishte infektuar me Covid-19.

genc prelvukaj eni koci (3)

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetës, krahas së cilës shkruante se ishte treguar shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por nuk kishte mundur t’i shpëtonte infektimit.

genc prelvukaj (2)

Por, gjendje e tij mesa duket është përkeqësuar, pasi i është dashur që të shtrohet në spital.

eni koci genc prelvukaj (4)

Lajmin e ka ndarë me të gjithë partnerja e tij, Eni Koçi, e cila publikoi në Instastory një video, në të cilën shfaqej dora e Gencit me serum.

genc prelvukaj eni koci (2)

Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”, shkroi këngëtarja krahas videos.

eni koci genc prelvukaj (8)

Nga ana tjetër, Eni zbuloi se e kishte kaluar Covid-19 rreth tre muaj më parë, pa shqetësime serioze.

eni koçi genc prelvukaj (2)

© Panoramaplus.al