Christin Teigen, modelja e njohur amerikane para disa muajsh ndau për të gjithë publikun një lajm të trishtë lidhur me foshnjën e saj.

Ajo dhe partneri Johnn Legend do të bëheshin prindër të herë të tretë, por pas një hemoragjie dhe problem me placentën, Chrissy nuk arriti që të sillte në jetë djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack.

Dyshja kanë bërë disa reagime të njëpasnjëshme në rrjet lidhur me ngjarjen në fjalë teksa janë shprehur se ndihem të pikëlluar për humbjen e djalit të tyre.

Por, vetëm disa muaj më vonë Christin ka lajmëruar ndjekësit se tashmë ka filluar trajtimet ‘IVF’ pasi kërkon ta zgjerojë sërish familjen e saj.
“Hiiii. Unë postova diçka në lidhje me këtë temë , pasi doja t’ju bëja të ditur se jam në një cikël tjetër “IVF” për të shpëtuar sa më shumë vezë që të mundem dhe shpresoj të krijoj disa embrione të forta dhe të shëndetshme,” shkroi ajo në Instastory.
Ndërkohë, ajo ju ka bërë dhe një thirrje drejtuar të gjithë ndjekësve në rrjete sociale ku ju lutet të mos e pyesnin nëse ka mbetur shtatzënë apo kur do të ndodhë ajo.
“Kështu që ju lutem me përulësi që të mos më pyesni nëse jam shtatzënë, sepse edhe pse e di që thuhet me ngazëllim dhe qëllime të mira, por është diçka e keqe të dëgjosh kur ti ende nuk je”-është shprehur modelja.


