Këngëtarja nga Kosova ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vij me projektin e saj më të ri, i cili do të titullohet “Prisoner”, kjo këngë vjen menjëherë pas pjesëmarrjes së saj në himnin e botërorit “Rusi 2018″.

Era Istrefi ka qenë ajo që ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj “Instagram” dhe ka treguar se kjo këngë do të vijë shumë shpejt.
Nga fragmenti i shkëputur këngëtarja na ka treguar se kjo do të jetë një këngë mjaft ritmike, por nuk dihet nëse Era po punon për një klip.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
