Paqe mes këngëtares Soni Malaj dhe opinionistit Olti Curri. Dyshja është takuar në një festë fashion në Durrës.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, ata kanë pranuar se ky është takimi i parë në publik që pas historisë së gjyqit, ku artistja paditi Oltin për fyerje.

Olti Curri, i njohur për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe fenomeneve të ndryshme sociale, i pyetur se a i takon në festa të tilla personazhe me të cilët nuk flet, tha: “Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”.

Ndërkohë kujtojmë se Soni Malaj paditi në gjykatë 2 vite më parë për fyerje Olti Currin, pas një statusi të këtij të fundit në rrjetet sociale. Ai publikoi një foto të Sonit ku shkruante “Nderim Tunës”.


