Këto ditë, ka bërë bujë në media një mosmarrëveshje mes reperëve Blunt dhe Real 1 dhe anëtarëve të RedBox.
Madje, zënka kishte shkuar deri në atë pikë, saqë Faton Shoshi dhe Gjiko i kishin shkuar te shtëpia Blunt dhe Real 1, siç është treguar edhe në instagramet e tyre.

Shoshi i kishte kërkuar përballje dyshes, por ata nuk ia kishin hapur dyert.
Me postimin e fundit, Blunt dhe Real kanë befasuar të gjithë, kjo pasi u shfaqën përkrah menaxherit Faton Shoshi.
Me anë të kësaj fotografie, ata njoftuan se “sherri” mes tyre tashmë ka përfunduar dhe raportet i kanë miqësore. Në fakt, duket e pabesueshme se si bënë kaq shpejt paqe, por mesa duket në botën e reperave gjithçka mund të ndodhë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
