26 Mars, 2018

Pas ftohjes disavjeçare, Flori dhe Getoari bëhen bashkë për një hit


Ditët e fundit, ka qarkulluar lajmi se Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi po punojnë për një bashkëpunim muzikor. Të gjitha supozimet u ngritën pas publikimit të fotove nga të dy këngëtarët duke udhëtuar në të njëjtën makinë. Kjo foto u pasua nga të tjera ku secili prej tyre postoi në “InstaStory”, foto teksa punonin në studio së bashku.

Nuk kanë thënë asgjë më tepër momentalisht, por publiku nuk ka pasur nevojë për konfirmim, pasi vetëm ideja e bashkëpunimit mes tyre duket e qartë. Flitet se po punojnë fort për një projekt, që do të jetë patjetër një hit në tregun muzikor. Këtë hap rreth bashkëpunimit ata e hedhin pas një ftohjeje që mund të kenë pasur për shkak të marrëdhënieve të ngatërruara me vajzat në krah.

Getoari më parë është përfolur për lidhje me Elvana Gjatën, e më pas me Liberta Spahiun, dy vajzat e njohura që, për Florin, e para është një ish-bashkëpunëtore dhe e dyta e dashura aktuale, nëse merren për bazë lajmet e mediave të Kosovës.

Vlen për t’u përmendur se si Getoari ashtu dhe Flori, kësaj here kanë hequr dorë nga këngëtaret, për t’u hedhur nga vajzat e medias. Ashtu siç bëri Getoari, i cili bleu apartament në Tiranë për të nisur bashkëjetesë me Marinën, edhe Flori ka bërë të njëjtën gjë duke u vendosur në Prishtinë, për të nisur bashkëjetesë me Libertën.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al