1 Mars, 2022

Pas ftesës që mori për të qenë moderatore e programit të njohur, Sarah Berisha rrëfen disa të pathëna


Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha  ndau me ndjekësit lajmin se së shpejti do ta shohim si moderatore në emisionin e njohur.

E ftuar gjatë ditës së djeshme në “Abc e Pasdites” Sarah ka rrëfyer detaje të reja lidhur me këtë projekt të rëndësishëm.

Në momentin kur ajo e kishte marrë si ofertë blogerja tregoi se ishte në dush dhe e gjitha kjo i erdhi shumë papritur.

“Telefonatën ma bëri Nada skenaristja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja  e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar. Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam eksperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin. Pastaj fola me PM-in që më tha: ‘Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh”, u shpreh Sarah.

Ndër të tjera Sahar u shpreh se pas publikimit të lajmit ka marrë komente të shumta pozitive, por edhe negative të cilat gjithsesi do e ndihmojnë për të ecur para.

“Reagimet kanë qenë pozitive, ka pas edhe disa portale, komentet poshtë kanë qenë negative, po më shtyjnë që t’ia dalë mban dhe profesorit do ja vërtetoj që mundem. Të them të drejtën e mendoja që mund të kisha oferta pune, po kaq shpejt jo, në një pozicion të tillë, sidomos te ‘Kosherja’ dhe në krah të Bes Kallakut”, shtoi ajo.

 

 

 

© Panoramaplus.al