Zakonisht është në qendër të vëmendjes për publikimet e fotove të shumta nudo në “Instagram”, por Kim Kardashian di të bëjë edhe gjëra të tjera.

Bukuroshja këtë radhë ka postuar një foto me një listë emrash të cilëve ajo do tu bëjë dhurata për Shën Valentin, duke qenë se pak ditë na ndajnë nga kjo festë.
Në atë listë Kim ka përfshirë edhe ata persona të cilët i quan “Haters”, ose ndryshe ata njerëz që nuk kanë simpati për bukuroshen.

Në një video në “Instastory” Kim thotë: “Këtu është lista e personave që do ti bëj dhuratë për Shën Valentin. Janë personat më të dashur për mua por edhe ata që nuk më duan. Fundja është Shën Valentini dhe duhet të shpërndajmë sa më shumë dashuri”.

Në videon e shpërndarë nga Kim përveç dhuratave për miqtë, bie në sy edhe shtëpia luksoze e saj, ambientet e së cilës janë vërtet të mahnitshme.
© Panoramaplus.al

