Pas ndarjes së bujshme të disa muajve më parë, duket se gjërat kanë ndryshuar mes Era Istrefit dhe ish-menaxherit dhe ish të dashurit të saj, Faton Shoshit.
Një ditë më parë, në mediat rozë qarkulloi lajmi se dyshja e famshme ishte parë një restorant në Prishtinë, ku Istrefi dhe Shoshi janë dukur veçanërisht të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Sakaq një tjetër detaj po i bën të gjithë të mendojnë se ata mund të jenë rikthyer së bashku.

Siç shkruan “Prive.al”, Era ka nisur ta ndjekë sërish Fatonin në rrjetet sociale, ç’ka do të thotë se marrëdhënia e tyre vërtet ka ndryshuar, duke qenë se pak kohë më parë thuhej se ata nuk kishin më asnjë komunikim.

© Panoramaplus.al

