Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez është e hapur për romanca të reja, pas ndarjes së saj ng Ben Affleck, raportojnë burimet, sipas PageSix.

Vetëm 2 muaj pas divorcit nga aktori, ylli dëshiron të rifillojë një lidhje të re.
“Jennifer është gati të takohet sërish dhe nuk ka reshtur së kërkuari dashurinë,” është shprehur një burim i afërt i saj.
Miqtë e saj po e inkurajojnë atë të takojë dikë të ri dhe ajo është padyshim e hapur ndaj idesë,” shtoi ai.
Jennifer thuhet se po mendon të takohet me dikë jashtë showbizz-it.
“Ajo po mendon të takojë dikë jashtë syve të publikut, por nuk po i vë asnjë kufi vetes”, shtoi i njëjti person.
Divorci i këngëtares 55-vjeçare u finalizua më 6 janar. Megjithatë, vendimi zyrtar hyri në fuqi më 21 shkurt, gjashtë muaj pas kërkesës fillestare të divorcit të Jennifer Lopez, në ditën e përvjetorit të tyre të dytë të martesës.
Ndërsa ajo duket se po e lë pas të kaluarën, Ben Affleck duket se po bën të kundërtën dhe po i kthehet asaj. Sipas të njëjtit person, aktori 52-vjeçar po kalon më shumë kohë me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner , gjë që ka ndezur zërat për një ribashkim të mundshëm.
Megjithatë, një interes të tillë duket se nuk e kanë as Jennifer Lopez dhe as Jennifer Garner, e cila është në një lidhje me John Miller që nga viti 2018.
“Unë do të thoja se të dy janë të lehtësuar që ka mbaruar”, tha burimi, duke shtuar se Ben Affleck “është një vorbull emocionale” dhe se së fundmi ai u përpoq të rilidhej me Jennifer Lopez.
Vlen të përmendet se Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner kanë zhvilluar një marrëdhënie shumë të mirë, pasi i ka bashkuar përvoja e përbashkët në rritjen e fëmijëve.
“Unë nuk e kuptoj pse djali ndjen nevojën për t’i vënë këto gra kundër njëra-tjetrës.” , komentoi i njëjti burim.
© Panoramaplus.al
