8 Qershor, 2018

Pas festës së ditëlindjes, Armina ka një mesazh për ndjekësit e saj në “Instagram”


Blogerja e njohur, Armina Mevlani është komentuar gjerësisht nga mediat online si për pamjen e saj tërheqëse ashtu edhe për jetën e saj private, e cila ngjall shumë kureshtje si për audiencën ashtu edhe për portale të ndryshme.

Dy ditë më parë blogerja e njohur Armina Mevlani festoi 27-vjetorin, ku mori urime e dhurata të shumta nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Pas festës së madhe të ditëlindjes, Armina nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ka falënderuar të gjithë ata që e uruan si dhe njerëzit e dashur që i janë gjithmonë pranë.

“Çdo vit e kuptoj sesa me fat jam, sepse jam e rrethuar nga njerëz që dua dhe që më duan…Asgjë nuk është më e rëndësishme në jetë sesa shëndeti dhe njerëzit që ti do, të tjerat vijnë dhe ikin”, ka shkruar Armina.

Por përveç falënderimeve ajo ka dhënë edhe një mesazh shumë të vyer për të gjithë ndjekësit e saj.

“Jeta e Instagram-it nuk është jetë e vërtetë, është thjesht më e mira që në zgjedhin të tregojmë nga jeta. E falënderoj Zotin çdo mbrëmje për dashurinë që më ka dhënë në jetë, Amin”, ka përfunduar blogerja.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al