9 Korrik, 2025

Pas eliminimit të papritur të Manchester City, Erling Haaland pushon në Ibiza me partneren! Isabelle magjeps me paraqitjen, 6 muaj pas lindjes


Pas një eliminimi të papritur dhe zhgënjyes nga Kupa e Botës për Klube, ku Manchester City u mposht në raundin e 16-të nga Al Hilal, Pep Guardiola dhe lojtarët e tij kanë marrë disa ditë pushimi të mirëpritura.

Erling Haaland ka zgjedhur të largojë stresin në Ibiza, së bashku me partneren e tij Isabelle Haugseng Johansen dhe foshnjën e tyre, e lindur vetëm gjashtë muaj më parë. Çifti po shijon diellin mesdhetar në një jaht luksoz, që, siç pritej, tërhoqi vëmendjen e paparacëve.

Fotot e publikuara tregojnë Haaland në formë të shkëlqyer fizike, por surpriza më e madhe ishte pamja e Isabel, e cila, ndonëse ka sjellë në jetë fëmijën e tyre në dhjetor, dukej në formë mahnitëse dhe e kuruar deri në detaj. Ajo ka bërë përshtypje për rikuperimin e saj të shpejtë, ndërkohë që ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së madhe mediatike.

Çifti, që ka zgjedhur të mbajë jetën personale larg syve të publikut, ende nuk ka zbuluar gjininë apo emrin e foshnjës së tyre. Isabelle, e cila është tre vite më e re se Haaland (21 vjeç), besohet të ketë nisur lidhjen me të gjatë periudhës kur luanin të dy në akademinë Bryne në Norvegji. Marrëdhënia e tyre u bë më serioze kur Haaland ishte pjesë e Borussia Dortmund, ku Isabelle e vizitonte shpesh.

Edhe pse nuk ka prani aktive në rrjete sociale, ajo është parë në disa raste publike gjatë viteve të fundit, sidomos në festimet e trofeve të Manchester Cityt.

© Panoramaplus.al