13 Prill, 2021

Pas dy divorceve, Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë!


Jennifer Aniston, e cila u bë e famshme nëpërmjet rolit si Rachel Green në serialin “Friends”, së shpejti do të bëhet nënë.

jennifer aniston (1)

Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer, e cila është divorcuar dy herë, ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion”, e cila ndodhet në Meksikë.

brad pitt jennifer aniston (2)

Ajo ka qenë gjithmonë shumë mbështetëse dhe ka ndihmuar për një kohë të gjatë të gjithë fëmijët në jetimore, ndërkohë që miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i birësimi pritet të finalizohet në muajin qershor.

jennifer aniston (3)

Jennifer ndjeu se ribashkimi i ‘Friends’ ishte koha e përkryer për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh për fëmijën. Ndërsa vajzat tashmë e dinin, pasi takohen rregullisht me njëra-tjetrën, ajo mendoi se do të ishte diçka e veçantë ta thoshte këtë kur edhe djemtë të ishin aty.

jennifer aniston (5)

Kjo për shkak se ajo i sheh ata më rrallë, nga jeta e zënë dhe angazhimet e shumta që kanë.

jennifer aniston

Duke qenë se kanë kaluar bashkë pothuajse një dekadë, ato dinë pothuajse çdo gjë për jetën e njëri-tjetrit dhe gjithashtu, kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë kohëve të vështira që kanë kaluar, përfshirë edhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer.

jennifer aniston

Duke ditur se sa janë prekur nga historia e saj, të gjithë u gëzuan nga lajmi emocionues që Jennifer u dha”,- tha një burim.

JENNIFER-ANISTON-570

© Panoramaplus.al