26 Gusht, 2024

Pas divorcit me Jennifer Lopez, aktori Ben Affleck shihet nën shoqërinë e një vajzë! Kush është bukuroshja 36-vjeçare


Pas divorcit me Jennifer Lopez, aktori Ben Affleck duket se po kalon kohë me vajzën 36-vjeçare të Robert F. Kennedy Jr. , Kick Kennedy.

ben aflek

Një burim hollivudian i tha Page Six se ata janë parë bashkë në restorante dhe dyqane në Beverly Hills.

Natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë. Kick nuk pranoi të komentonte, ndërsa përfaqësuesit e Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Page Six.

Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga aktori të martën, më 20 gusht, pas disa muajsh thashetheme për ndarje.

Data e ndarjes së tyre është 26 prilli, siç u bë e ditur nga letrat e divorcit.

Lajmi vjen dy vjet pasi çifti festoi dasmën në një ceremoni luksoze në shtetin e Xhorxhias.

Ata ishin martuar zyrtarisht në korrik 2022 në Las Vegas. Zëdhënësit e aktorëve Lopez dhe Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur “Bennifer” ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.

 Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, bashkëshortin e saj të tretë, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck në vitin 2004.

Më pas Affleck, u martua dhe pas disa vitesh u divorcua me aktoren Jennifer Garner.

 Lopez dhe Affleck u lidhën përsëri në vitin 2021. Lopez u shpreh se “20 vjet më pas, kemi një fund të lumtur”

© Panoramaplus.al