2 Shkurt, 2021

Pas divorcit, Adele merr vendimin të mos i dedikojë asnjë këngë ish-bashkëshortit për këtë arsye të rëndësishme


Adele ka vendosur të mos i dedikojë asnjë këngë ish-bashkëshortit të saj, Simon Konecki, shkruan “The Sun”.

adele (1)

Këngëtarja ka bërë një marrëveshje me të që të mos i shkruajë këngë në shenjë respekti.

katy perry adele (4)

Një burim pranë dyshes ka thënë:

Thyerjet e zemrës e kanë ndihmuar Adele që të realizojë këngë gjatë viteve, por ndarja është gjë komplet tjetër.

Ata janë të dy të vetëdijshëm se djali Angelo duhet të mbrohet dhe kjo është arsyeja pse Adele ka rënë dakord që të mos këndojë për marrëdhënien e tyre.

Albumi i saj i ri do të ketë një muzikë tjetër gjithsesi, kështu që atë nuk e kas shqetësuar fakti që Simon dëshironte ta mbante lidhjen e tyre larg këngëve të saj. Është një shenjë respekti”.

Adele dobesimi (1)

Këngëtarja i dha fund martesës disavjeçare me Simon Konecki gjatë vitit 2019-të. Divorci i tyre ishte shumë i papritur, pasi Adele dhe Simon kishin treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

adele1

Dyshja janë prindër edhe të një djali 9-vjeçar, që quhet Angelo, i cili erdhi në jetë në vitin 2012-të.

© Panoramaplus.al